Daja i Rexhep Selimit tregon si i kishte raportet ‘dhjetëshi’ me Thaçin në luftë

Lajme

Daja i Rexhep Selimit tregon si i kishte raportet ‘dhjetëshi’ me Thaçin në luftë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:26
Hashim Thaçit me Rexhep Selimin

Raportet e Hashim Thaçit me Rexhep Selimin në kohën e luftës, kanë qenë tejet të afërta dhe miqësore.

Avni Krasniqi, daja i Selimit, po thotë se raportet e afërta si në kohën e luftës, Thaçi e Selimi i kanë tash në Hagë.

Kjo pas vizitës që Avniu e kishte në Hagë.

“Kishin me Thaçin qaq shoqëri të madhe, si qysh e kanë pasur kur ia kanë filluar luftës. Qaq mirë jam ndi, qaq mirë po kalojshin tu i thanë njëri-tjetrit gjeneral e president, qaq shokë të afërt ishin, ata gjithë janë kanë, mirëpo politika pak i ka prishë, ato janë sene që politika e bën të veten. Si shokë, si dy studenta, qysh i kam parë tu kalu, ishalla kalojnë edhe kur kthehen prej atje”, deklaroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat