Prishtinë: Pasi u largua nga puna, 24 vjeçarja fshin të gjitha projektet që i kishte realizuar, ja çka i bën kompania

Lajme

Prishtinë: Pasi u largua nga puna, 24 vjeçarja fshin të gjitha projektet që i kishte realizuar, ja çka i bën kompania

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Pronari i një kompanie në Prishtinë ka raportuar në Polici ish-punëtoren e tij.

Nga burime brenda Policisë, merr vesh se 24 vjeçarja është denoncuar në Polici pasi pas largimit nga puna, ku punonte si dizajnere grafike ka fshirë projektet dhe shënimet qe ajo i ka punuar dhe që i takojnë kompanisë si asete.

Me udhëzime të prokurorit kujdestar është iniciuar shënim zyrtar  në lidhje me rastin dhe ka mbetur që të kontaktohet një IT që të vërtetohet nëse projektet dhe shënimet janë fshirë qëllimisht dhe se a mund te kthehen.

Rasti është kualifikuar si vepër penale dhe është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat