“U propozua për Nobel”, analisti: Kosova përfiton nëse Daçiç zgjidhet kryeministër

Lajme

“U propozua për Nobel”, analisti: Kosova përfiton nëse Daçiç zgjidhet kryeministër

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 12:31
Analisti Ben Andoni

Analisti Ben Andoni ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku foli për zgjedhjet në Serbi. Ai tha se Ivica Daçiç po përflitet për tu bërë sërish kryeministër i Serbisë.

Kjo sipas Andonit, mund të ishte një lajm i mirë për Kosovën, pasi më herët ky politikan së bashku me Hashim Thaçin u propozuan edhe për çmimin Nobel.

“E vetmja risi që është në mediat serbe është që Daçiç po lufton shumë, madje ky është edhe slogani i tyre, që ai të bëhet kryeministër.

Këtu ndoshta kosovarët mund të përfitojnë pasi ka një lloj shemrie midis Daçiç dhe Vuçiç, pasi në vitet e para të gjithë procesin e bisedimeve e ka ndjekur e madje dikur Daçiç dhe Thaçi u propozuan edhe për çmimin Nobel për atë që arritën në mënyrë të përbashkët. Por ajo që është e ditur është se askush në Serbi nuk do që ta njohë Kosovën”,-tha Ben Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat