Ambasadori izraelit në Beograd mohon deklaratat e trajnerit, thotë se Serbia është mike e konfirmuar

Lajme

Ambasadori izraelit në Beograd mohon deklaratat e trajnerit, thotë se Serbia është mike e konfirmuar

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 15:26
Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, i ka hedhur poshtë deklarimet e trajnerit të kombëtares Alon Hazan, se ”është i lumtur që ndodhet në Kosovë”.

Ai tha se Serbia është mike e konfirmuar dhe se “këtë po e dëshmon edhe një herë në këto kohë sfiduese”.

“Dua t’i mohoj me forcë deklarimet e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpi e tri skuadrave tona të basketbollit”, shkroi diplomati izraelit.

Të dielen, Kosova në “Fadil Vokrri” e mposhti Izraelin me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat