Lloçi në “Fadil Vokrri”, Pacolli e quan Ramën “rrenc” e “manipulant”: Komuna e Prishtinës është përgjegjëse

Lajme

Lloçi në “Fadil Vokrri”, Pacolli e quan Ramën “rrenc” e “manipulant”: Komuna e Prishtinës është përgjegjëse

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Përparim Rama.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për gjendjen e keqe të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Pacolli e quajti “pak rrenc e pak manipulant” kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama.

“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, shkroi ajo në “X”.

Kosova luajti mbrëmë kundër Izraelit në një ndeshje futbolli për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm dhe gjendja e keqe e fushës mori vëmendjen. Futbollisti izraelit, Eren Zahavi, e quajti “stallë derrash” terrenin e “Fadil Vokrrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat