E dhimbshme, pas përballjes së gjatë me kancerin, vdes infermierja Fitore Zenelaj

Lajme

E dhimbshme, pas përballjes së gjatë me kancerin, vdes infermierja Fitore Zenelaj

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Fitore Zenelaj

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta infermierja Fitore Zenelaj.

Për vdekjen e infermieres kanë njoftuar familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë.

“Të nderuar familjarë, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh, ju njoftojmë se më e dashura jonë Fitore Zenelaj  pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023. Për ditën dhe orën e varrimit, do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Ndryshe, infermierja Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundje.

Ajo ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat