Gjatë 24 orëve janë ngritur 34 aktakuza

Lajme

Gjatë 24 orëve janë ngritur 34 aktakuza

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  tridhjetekatër (34) aktakuza kundër  tridhjetekatër (34) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona dhe janë paraqitur  pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar  dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat