Ministri Maqedonci e shefi i EULEX-it biseduan për sigurinë

Lajme

Ministri Maqedonci e shefi i EULEX-it biseduan për sigurinë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 16:46
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ku temë diskutimi ishte situata e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri të vendit.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se në takim, mes tjerash, u bisedua edhe për sulmin terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Sigurisht se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngjallur shqetësim tek të gjithë, mirëpo është menaxhuar në mënyrën jashtëzakonisht profesionale nga ana e Policisë së Kosovës dhe për këtë ishim që të dy dakord”, tha ministri Maqedonci dhe me këtë rast e falënderoi shefin e EULEX-it për mbështetjen ofruar Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe, përmes prezencës së EULEX-it në veri, gjë që ka kontribuar në stabilizimin e situatës.

Ai theksoi se në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in është duke u monitoruar situata me kujdes të shtuar, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Në fund të takimit, ministri Maqedonci dhe shefi i EULEX-it u dakorduan që garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është interes i përbashkët i të dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat