Mustafë Bajrami: Popullin e Gazës po duan ta shfarosin

Lajme

Mustafë Bajrami: Popullin e Gazës po duan ta shfarosin

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 00:06
Mustafë Bajrami

Teologu, Mustafë Bajrami, deklaroi se në Gaza është duke u bërë përpjekje për shfarosjen e një populli të tërë, e 2.5 milionë banorëve të Gazës.

Kjo sipas Bajramit po bëhet që pastaj Gaza të jetë një, siç tha, pogaçe që ndahet mes fuqive të mëdha që janë duke e rikonfiguruar fatkeqësisht lindjen mesme mbi shpinën e palestinezëve dhe popujve të atij regjioni.

“Deri më sot në Gaza janë të evidentuar rreth mbi 12 mijë viktima, rreth 3 mije janë të humbur e shkrumbuar që kanë mbetur nën gërmadha, afër 30 mijë të plagosur, rreth 80 mijë që e presin vdekjen nëpër spitale për shkak se nga 45 spitale sa i ka pasur Rripi i Gazës, 38 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, ndërsa dje e sot është shkatërruar një ndër spitalet më të mëdha – Shifa, është bombarduar deri në themel, spitali turk ku kanë qenë të akomoduar rreth 9 mijë të sëmurë nga kanceri, spital i cili i ka grumbulluar pacientë nga të gjitha spitalet”, deklaroi teologu.

Ai tutje shtoi se thjesht në Gaza është një katastrofë dhe një gjendje që njeriu me logjikë të shëndoshë nuk di si do ta kishte përfytyruar diçka me keq të ketë ndodhur në atë vend.

“Sipas statistikave, për një ditë në Gaza lindin 180 foshnje. Prej tyre ka 22 ditë që janë duke lindur nëpër gërmadha e rrugë, aty ku i zë nënat e reja momenti i lindjes, është ndalur uji plotësisht, janë bombarduar bunarët, janë shkatërruar pompat e ujit, është shkatërruar tërësisht infrastruktura e Rripit të Gazës dhe ç’është më e keqja, nga të gjitha furrat që i ka pasur një regjion me 2.5 milionë banorë, ka mbetur vetëm një pa u bombarduar. Këta njerëz sot ushqehen me ushqime të gatshme të cilat herë pas here Izraeli i lejon të hyjnë në Rripin e Gazës”, tha teologu Mustafë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat