Nga sot të gjithë shoferët obligohen t’i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit për automjete

Lajme

Nga sot të gjithë shoferët obligohen t’i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit për automjete

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për automjete sipas ligjit në fuqi ka nis sot (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Policia e Kosova ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme.

Policia po ashtu ka apeluar që të gjithë ngasësit e automjeteve që të ndërrojnë gomat para fillimit të sezonit dimëror, si dhe të kujdesën që ajri i gomave të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit në temperatura të ulëta.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e automjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat