Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy grave, dyshohet për vjedhje në market

Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy grave, dyshohet për vjedhje në market

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 14:21
Dy personat e dhyshuara për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në lidhje me identifikimin e dy grave të dyshuara të përfshira në një vjedhje në Prishtinë.

Siç njofton policia, ato dyshohet për vjedhje në prill të këtij viti në një market.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat