Biber: Konstatimet se Serbia është e gatshme për luftë janë të tepruara – sepse ashtu rrezikon të hyj në konflikt me NATO-në

Lajme

Biber: Konstatimet se Serbia është e gatshme për luftë janë të tepruara – sepse ashtu rrezikon të hyj në konflikt me NATO-në

Nga: F. B. Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Florian Bieber

Profesori i shkencave politike dhe eksperti i Ballkanit Florian Bieber ka deklaruar se duket e tepruara konstatimi se “Serbia është e gatshme për luftë, duke ditur se me atë rrezikon seriozisht hyrjen në konflikt me NATO-në”, në koment të deklaratës së Xhorxh Fridman paska dëgjuar nga dy persona të besuar se Serbia është e gatshme për luftë dhe ai konflikt të zgjerohet jashtë Ballkanit, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Serbia është e rrethuar me vende anëtare të NATO-së, ajo është e pranueshme në BeH dhe Kosovë. Nëse do fillonte konflikti në rajon, Serbia do rrezikonte të hyj në konflikt me NATO-në” tha Biber, drejtor i Qendrës për studime të Evropës Jug-lindore në Universitetin e Gracit.

Këtë ai e tha në panelin e organizuar nga Qendra e Këshillit Atlantik për Evropë “Ndërtimi i stabilitetit të Ballkanit- sfidat rajonale dhe rrethanat”, Biber tha se nuk është mirë që Serbia nuk ballafaqohet pasojat për refuzimin e sanksioneve Rusisë dhe që vazhdon mbajtjen e linjës me Moskën edhe Sankt Peterburg.

Biber tha se Serbia “nuk është më demokraci”, por kjo “si duket nuk është problem” as për Brukselin as për Uashingtonin.

Profesori universitar në Sarajevë Damir Kapixhiq tha se nga rajoni kanë shkuar shumë të rinj dhe banorët e mbetur janë të vjetër, andaj është vështirë të paramendohet se mund të ketë luftë, por nuk përjashtohen konfliktet lokale.

Hulumtuesi i lartë o Qendrës për studime jug-lindore në Gracë Marko Kmeziç ka thënë se është shumë e rëndësishme me forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Ballkan.

Kmeziç ka vlerësuar se dhënie e mjeteve nga plani i rritjes ekonomike në atë rajon, që Komisioni Evropian ka miratuar javën që shkoi, duhet kushtëzuar me gjendjen e fushës së demokracisë dhe sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat