Petkoviqit i pengon edhe Nenad Rashiqi me deklaratat për Asociacionin

Lajme

Petkoviqit i pengon edhe Nenad Rashiqi me deklaratat për Asociacionin

Nga: F. B. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Nenad Rashiq

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq pas sulmeve të vazhdueshme ndaj qeverisë së Kosovës e Albin Kurtit, tash po i pengon edhe ministri për bashkësi dhe kthim Nenad Rashiq.

Ai ka kritikuar Rashiqin përmes një publikimi në rrjetin social X (ish Tviter), për përpjekjen që  asociacionin ta trajtoj vetëm si shoqatë me urdhër të shefit të vet, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

"Ministri i Kurtit, Nenad Rashiq me urdhër të shefit po përpiqet të bëj të pakuptimtë asociacioni, duke e quajtur shoqatë dhe ai është personi i fundit që mund të komentoj asociacionin”, ka shkruar ai.

Sipas tij, asociacioni është shumë i rëndësishëm për serbët e Kosovës.

"Me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 është parashikuar formimi i të gjitha institucioneve serbe, që është ndryshim me situatën aktuale, do të jenë të mbrojtur nën kapelën e asociacionit, por ministri i Kurtit vazhdon të shpik gjëra, sepse vetëm atë di të bëjë”, ka fyer Petkoviq, ministrin Rashiq.

Këtë koment Petkoviq e bëri në deklaratën e Rashiq se “në momentin që miratohet asociacioni të gjitha institucionet e Serbisë shuhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat