Zjarrfikësit e lokalizojnë zjarrin në Mjekësinë Ligjore – Shkodra: Ka vetëm dëme materiale, çdo gjë është nën kontroll

Lajme

Zjarrfikësit e lokalizojnë zjarrin në Mjekësinë Ligjore – Shkodra: Ka vetëm dëme materiale, çdo gjë është nën kontroll

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 09:51
Abdusamed Shkodra

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në objektin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka konfirmuar për eo, Abdusamed Shkodra zv.komandat i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Ai ka bërë të ditur se çdo gjë është nën kontroll, dhe se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 07:56 minuta Brigada e Zjarrfikësve ka pranuar  lajmin se objekti i Mjekësisë Ligjore është i përfshirë nga zjarri. Për një kohë të shkurt është bërë lokalizimi i zjarrit, ekipet endet janë duke vazhduar në përfundim të zjarrit”.

“Rrezik nuk ka çdo gjë është nën kontroll të lënduar nuk ka, është përfshirë një zyre ka vetëm dëme material”.

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës ku janë djegur dy zyre.

Përderisa zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se janë djegur dy zyre.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Kjo nuk është hera e parë që është djegur gjatë këtij vitit ky institute. Në mars të këtij viti, kishte shpërthyer një zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku ruhen provat e vdekjeve të dyshimta, vrasjeve apo raste të tjera që janë nën hetim.

Në lidhje me zjarrin e marsit, Policia kishte dhënë detaje, duke sqaruar se nuk kishte pasur persona të lënduar.

INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat