Gabriel Eskobar i përgjigjet shqetësimit të Këshillit Shqiptar Amerikan

Lajme

Gabriel Eskobar i përgjigjet shqetësimit të Këshillit Shqiptar Amerikan

Nga: Beqir Sina Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 06:18
Gabriel Escobar

WASHINGTON: Nuk kanë kaluar as dy javë nga letra e dërguar departamentit të shtetit nga Haxhi Dauti -  president i Këshillit Shqiptar Amerikan, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i përgjigjet.

Megjithëse, letra që KSHA i dërgojë Departamentit të Shtetit,ishte për 24 shtatorin dhe shqëtësimin e kësaj Organizate lobiste lidhur me stabilitetin në Kosovë dhe rajon, Gabriel Escobar Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit , zyrtari i lartë që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përgjigjen e tij shkruan se: “Ne i bëmë thirrje Serbisë, që të “të tërheqi” grumbullimin e trupave të saj në kufirin me Kosovën, gjë që ajo nuk e ka bërë.”

Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sot menjëherë lidhur me një deklaratë të sekretarit të NATO-s, në takimin e Shkupit, 

Kështu Vuçiç theksoi sot se Ushtria Serbe,nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj, “dhe se ku e vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”.

Gabriel Escobar Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit , zyrtari i lartë që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, i është faleminideruar për letrën e cila ka qenë për ngjarjet e 25 shtatorit, i thotë zotit Dauti se ai i vlerëson shqetësimet e Këshillit Shqiptar Amerikan për stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Ai shkruan në përgjigjen e tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan publikisht sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës. 

“Ne i bëmë thirrje Serbisë, që të “të tërheqi” grumbullimin e trupave të saj në kufirin me Kosovën, gjë që ajo nuk e ka bërë. Ne i kemi bërë thirrje Serbisë, që të ndërmarrë hapa konkret për të na siguruar që ajo çka ndodhi (24 shtator), të mos ndodhë më kurrë, dhe, që grupet paramilitare që veprojnë në veri të Kosovës të çarmatosen dhe të shpërbëhen.”

Eskobar thekson në këtë përgjigje se, presim nga Serbia që të “gjejë” përgjegjësit pijërisht ata që ishin të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, dhe (Serbia), të sigurojë bashkëpunimin e saj të plotë me Forcën e Policisë së Kosovës dhe até të NATO-s në kuadër të KFOR-it.

Eskobar shprehet se Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu me Kosovën, partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s për të parandaluar ndonjë tjetër incident si ai i 24 shtatorit. 

Ai ka shkruar se Policia e Kosovës ka rritur koordinimin e saj me KFOR-in dhe KFOR-i ka rritur praninë e saj në veri. 

“Normalizimin e marrëdhënieve, për Gabriel Escobar Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit, zyrtari i lartë që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e qëndrueshme, kështu që ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje palëve që të punojnë drejt kësaj përmes dialogut të lehtësuar nga BE. 

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.” thotë ai.

Ndërsa e mbyll përgjigjen duke i thënë se mbetet i hapur për diskutime të mëtejshme me zotin Dauti, premton se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe për  kolegët e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, në komunitetin shqiptaret.

Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe ju uroj një Ditë Falenderimi të lumtur! shkruan Gabriel Escobar Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit , zyrtari i lartë që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, për z. Haxhi Dauti kryetar i KSHA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat