Ivica Daçiq i thur lavde kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Lajme

Ivica Daçiq i thur lavde kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:43
Ivica Daçiq, Aleksander Vuçiq

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, lëre që nuk distancohet nga e kaluara gjenocidale e Serbisë, por përkundrazi i ka thurur lavde kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq me urdhrat e të cilit është kryer gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Daçiq tha se Millosheviqi ishte një shembull se si duhet të duhet dhe mbrohet vendi. Këto komente ai i bëri në prezantimin e nipit të Millosheviqit si pjesë e garës zgjedhore të partisë së tij.

“Milosheviqi u dënua në emër të mbarë vendit dhe popullit dhe sot nipi i tij qëndron me krenari si bartësi i tretë i listës së koalicionit SPS – Serbi e Bashkuar – Të Gjelbrit të Serbisë, duke treguar se idetë e së vërtetës dhe drejtësisë, dashuria për vendi dhe populli u transmetohen socialistëve dhe patriotëve të vërtetë gju më gju”, tha ai.

Gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990,  Daçiq shërbeu si zëdhënës i  Slobodan Millosheviqit.

Ai e morri pseudonimin “Sloba i vogël” – edhe pse ai nuk është i vetmi politikan socialist që etiketohet në këtë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat