Flamuri shqiptar vendoset në objektin e KKSH-së në Bujanoc

Lajme

Flamuri shqiptar vendoset në objektin e KKSH-së në Bujanoc

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:07
Bujanoc

Për nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar.

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që ai e udhëheqë.

Edhe të hënën Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat