Arrestimi i Molliqajt dhe bashkë-partiakëve të tij, PSD-ja të enjten konferencë për media

Lajme

Arrestimi i Molliqajt dhe bashkë-partiakëve të tij, PSD-ja të enjten konferencë për media

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 00:35
PSD

Partia Socialdemokrate (PSD), ka protestuar të mërkurën në Prishtinë kundër vizitës së presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Protesta eskaloi, ku është përdorur edhe gaz lotsjellës.

Në mes tjerashë shtë arrestuar edhe kreu i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të PSD-së, që u ndaluan për 48 orë.

Për këtë, PSD-ja do të mbajë konferencë për media, të enjten në ora 13:00.

”Nesër, nga ora 13:00, PSD mbanë konferencë për media në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së si dhe dyshimin për manipulimin e dëshmive. Konferenca mbahet në zyret qendrore të PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr.68). Ju ftojmë ta ndiqn”, thuhet në komunikatën e PSD-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat