Daçiq e shfrytëzon takimin e OSBE’së në Shkup për të folur kundër Kosovës, thotë se serbët po diskriminohen

Lajme

Daçiq e shfrytëzon takimin e OSBE’së në Shkup për të folur kundër Kosovës, thotë se serbët po diskriminohen

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:08
Pamje nga Samiti i OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, shfrytëzoi samitin e sotëm të OSBE-së që po mbahet në Shkup e ku po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, që të flasë kundër Kosovës.

Ai edhe aty vazhdoi propagandën e Serbisë se në Kosovë po diskriminohen serbët dhe se kjo është një shqetësim i thellë.

“Serbët në Kosovë po përballen me forma gjithnjë e më të rënda të diskriminimit institucional dhe fetar. Do të përmend vetëm disa nga problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet populli ynë në Kosovë, të drejtën për të votuar dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi ia kanë hequr institucionet në Prishtinë”, tha Daçiq, raporton Tanjug.

Sipas tij, gjendja e sigurisë është “një arsye për shqetësim të thellë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat