Vuçiq: Kurti dëshiron që ne ta njohim Kosovën në mënyrë që ti lejojë serbët të votojnë

Lajme

Vuçiq: Kurti dëshiron që ne ta njohim Kosovën në mënyrë që ti lejojë serbët të votojnë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq nga Dubai ku ndodhet në Samitin e liderëve rreth ndryshimeve klimatike, iu “përgjigj” Kurtit që për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë kërkoi marrëveshje ndërshtetërore”, duke thënë se “duan ta pranojmë Kosovën ashtu që serbët të mund të votojnë në Kosovë”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”

Vuçiq njoftoi se kishte takim me Sharl Mishel dhe presidentët nga Hungaria, Polonia e Bjellorusia dhe zyrtarët e MMF-së, duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme për Serbinë.

Për të zgjidhur të gjitha problemet "duhet të ketë rend në raportet ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

"Do të takohem me sheikun Muhamed bin Zajed, po ashtu me Lukashenko rreth situatës në Ukrainë”, shtoi ai, ndërkohë njoftoi ardhjen e kryeministres italiane Meloni brenda dy ditëve në Beograd.

Rreth situatës në Kosovë ai theksoi se "duhet të pranojmë Kosovën ashtu që serbët të mund të votojnë atje. E dinë të gjithë në Evropë këtë dhe do reagojnë, po nga ai reagim nuk do ketë asgjë. Kurti nuk dëshiron të lejoj serbët të drejtën natyrore për votim, e perëndimi do të na thotë se nuk ka shumë mundësi të bëjë presion mbi Kurtin”.

Ndërsa rreth zgjedhjeve dhe opozitës "nuk ka dallime mes tyre, nga ajo që shihet si Obradoviç, Aleksiç, Jovanoviç të gjithë njësoi, kandidati jonë për Beograd është dukshëm më i miri” tha ai.

"Besoj në Serbi dhe njerëzit, ata do dinë të marrin vendimin më të mirë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat