​Adriana Hoxhiq, zyrtarisht pjesë e strukturave ilegale serbe

Lajme

​Adriana Hoxhiq, zyrtarisht pjesë e strukturave ilegale serbe

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:55
Hoxhiq i prezantoi Vuloviqit punën e qendrës

Adriana Hoxhiq zyrtarisht është bërë pjesë e strukturave ilegale serbe. Ajo është punësuar në një qendër për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në komunitetin ”Jelena Anzhujska”, në Zubin Potok.

Kjo është bërë e ditur me rastin e vizitës në këtë qendër të kryetarit të të ashtuquajturit organ i përkohshëm i Komunës së Zubin Potokut, Srgjan Vuloviq.

Në një postim në rrjetet sociale thuhet se drejtoresha e këtij institucioni, Adrijana Hoxhiq i prezantoi Vuloviqit punën e qendrës, duke theksuar se “janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.”

Qendra për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në bashkësi “Jelena Anzhujska” me adresë fshatin Zupç në Zubin Potok, funksionon ne kuadër të Ministrisë së Punës, veteranëve dhe politikës sociale të Serbisë.

Kp ka tentuar të kontaktojë Hoxhiq, por e njëjta nuk është lajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat