Kush është Drenusha, të cilës serbët ia vranë nënën dhe vëllain, e asaj ia prenë dorën?

Lajme

Kush është Drenusha, të cilës serbët ia vranë nënën dhe vëllain, e asaj ia prenë dorën?

Nga: N. Sh. Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Drenusha

Koleksionuesi i luftës së fundit të Kosovës, Esat Shala i cili ka mijëra fakte, foto e video dëshmi, ka publikuar një video të kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Është pikërisht video e cila tregon se vajzës së vogël, të quajtur Drenusha serbët ia vranë nënën dhe vëllain e më pas asaj ia këputën dorën.

“Serbët pasi ia vranë nënën dhe vëllain, asaj ja prenë dorën. Si Drenusha ka mijëra fëmijë që mbetën pa prindër”, shkruan Esat Shala.

Por, kush është Drenusha?

Për Drenushën tashmë është bërë një dokumentar i cili është përgatitur nga profesori Nysret Pllana.

Ishte 7 prilli i vitit 1999 kur Drenusha veç dhimbjeve për humbjen e nënës e vëllaut, po ballafaqohej edhe me dhimbje fizike; nga plagët e shkaktuara nga minahedhësit, që atëbotë gjashtë vjeçares iu amputua krahu.

E njëjta tani është tridhjetë vjeçare, jeton e lumtur bashkë me burrin e fëmijët e saj në Francë.

“Rrëfimi i Drenushës” është një dokumentar që përshkruan fatin e Drenushës nga Çabiqi, e cila në periudhë të luftës kishte qenë gjashtë vjeçare.

Për shkak të disa minahedhësve, nga lëndimet e shkaktuara të njëjtës i ishte amputuar dora.

Veç dhimbjes fizike, e njëjta po ballafaqohej edhe me dhimbjen e humbjes së nënës e vëllaut të vetëm, që i vdiqën gjatë luftës.

“Drenusha ka humbur dorën, është sinonim i dhimbjes së popullit shqiptar. Në atë tragjedi të 7 prillit, asaj i vritet nëna dhe vëllau i vetëm por edhe dhjetë bashkëfshatarë të saj si pasojë e forcave serbe, në pamundësi për t’i vrarë ushtarët me tre minahedhës të cilët ishin vdekjeprurës për 10 persona, bëhen 12 viktima civile” kishte deklaruar profesori Pllana.

“E kam përcjellë njëzet vite rresht historinë e saj, për fat kemi pasur xhirime të cilat kanë folur më shumë se fjalët. Jeta e saj është përcjellë edhe pas luftës, kemi shkuar me kamermanin disa herë, kemi xhiruar”, ka thënë Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat