Lushtaku e quajti Kurtin “Kurtoviq” dhe Miladin Popoviq, reagon me nervozizëm Ramabaja

Lajme

Lushtaku e quajti Kurtin “Kurtoviq” dhe Miladin Popoviq, reagon me nervozizëm Ramabaja

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:28
Sadri Ramabaja

Përmes një lidhjeje telefonike në “Pressing”  nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushaku e quajti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si “Kurtoviq”, teksa po e akuzonte për diskriminim ndaj Komunës së Skenderajt për sa i përket investimeve kapitale.

Më pas gjatë emisionit i ashpër me Lushtakun ishte analisti Sadri Ramabaja.

Ramabaja tha se “gjuha e Lushtakut është gjuhë e rrugaqëve”.

“Nuk ka të drejtë të fyej, as më pak mbi nacionale. Është e ulët, gjuhë e rrugaqëve është ajo”, ka thënë ai.

“Pse i bejmë kryetarë e nënkryetarët rrugaqët. Unë habitem si lejohet kjo gjuhë e urrejtjes ekstreme”. Ka vazhduar Ramabaja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat