Opozita serbe në Beograd: Vuçiq, Sheshel e Daçiq po na vjedhin të ardhmen

Lajme

Opozita serbe në Beograd: Vuçiq, Sheshel e Daçiq po na vjedhin të ardhmen

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 17:47
Kreu i opozitës

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka mbajtur miting në Beograd, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Mediet lokale, si dhe ato rajonale kanë raportuar për këtë ngjarje, ku, sipas tyre, ky koalicion u ka bërë ftesë qytetarëve të Serbisë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet vendore.

Pjesëmarrësit në mitingun e koalicionit “Serbia kundër dhunës” kanë deklaruar se Vuçiq, Sheshel e Daçiq po ua vjedhin të ardhmen qytetarëve serbë, njofton portali nova.rs.

Dobrica Veselinoviq, në tubimin “Serbia kundër dhunës” ka thënë se Ivica Daçiq, Vojisllav Sheshel dhe Aleksandar Vuçiq kanë përzënë rininë e Serbisë.

Veselinoviq ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhjet e 17 dhjetorit, me mesazhin: “Ndryshimi ka filluar!”, e Vladimir Obradoviqit, kandidat për kryetar të Beogradit nga lista e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, para qytetarëve të Beogradit tha se "janë zgjedhjet vendimtare, ato në të cilat qytetarët nuk do të zgjedhin partitë, por në çfarë qyteti do të jetojnë”.

Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe mediet në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, etj.

Kështu, portali kroat ‘Index’ me titullin: “Ose Serbia ose mafia...”, njofton se mijëra njerëz u mblodhën sonte në qendër të Beogradit për takimin final parazgjedhor të koalicionit pro-evropian “Serbia kundër dhunës”.

“Mijëra njerëz u mblodhën sonte në qendër të Beogradit për takimin final parazgjedhor të koalicionit pro-evropian “Serbia kundër dhunës”, tetë anëtarët e të cilit besojnë se do të fitojnë vota të mjaftueshme në Beograd dhe Serbi për të përmbysur dhjetëvjeçarin e sundimit të Partisë Progresive Serbe (SNS)”, transmeton ‘Index’.

Ndërsa ‘Slobodna Bosna’ për këtë ngjarje shkruan se udhëheqësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” kanë dërguar mesazh që të mos luhet me votat e qytetarëve.

“Vijesti” i Malit të Zi, shkruan se tubimi  koalicionit “Serbia kundër dhunës” ka ftuar qytetarët që të bëhen gati për të çliruar vendin nga kartelet e udhëhequra nga Vuçiq, Bërnabiq…

“Të çlirojmë vendin tonë nga kartelet e udhëhequra nga Vuçiq, Bërnabiq, Mali...”, shkruan, mes tjerash, ‘Vijesti’ i Podgroricës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat