“Deri në fund të 2024 s’guxoj me fol”, pamje nga Oda e Nasim Haradinajt

Lajme

“Deri në fund të 2024 s’guxoj me fol”, pamje nga Oda e Nasim Haradinajt

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:52
Nasim Haradinaj

Është liruar nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së dhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gjykata Speciale ka marrë vendimi me datën 12 dhjetor nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

"Prej 24 dhjetor 2024 nuk guxoj me fol, prej 25’tit flas sikurse Linda Morina”, u shpreh ai.

Kujtojmë se në vendim e Trendafilovas thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë Raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, të zbatohen disa kushte.

Më poshtë, pamje nga Oda në Gllogjan:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat