Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Shqiptarët rrezikojnë humbjen e mandatit

Lajme

Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Shqiptarët rrezikojnë humbjen e mandatit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:05
Banorët serbë të Kosovës janë nisur drejt Serbisë me autobusë dhe makina private. Në fotografi shihen banorët e organizuar në Mitrovicë të Veriut.

Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare, në të cilat kanë të drejtë vote edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e Shqipërim Arifit.

Hasan Hasani, gazetar në Luginë të Preshevës tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët rrezikojnë humbjen e mandatit për shkak të përçarjes në këto zgjedhje.

“Këto janë zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme serbe për 3 vite, por sot veç zgjedhjeve parlamentare mbahen edhe ato krahinore dhe lokale. Këto zgjedhje nuk i gjejnë të unifikuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. Vazhdon beteja e Shaip Kamberin me numër 13 dhe Alternativa Demokratike me kandidat Visar Mehmeti me numër 18. Ky mosunifikim do ketë edhe koston e vet për shqiptarët e Preshevës, se gjithmonë janë gjasat që ata të mbeten pa përfaqësim në parlamentin serb”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat