​Fishkëllohet Kurti gjatë fjalimit me të rinj

Lajme

​Fishkëllohet Kurti gjatë fjalimit me të rinj

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 10:48 Përditësuar në ora: 11:25 më 20.12.2023
Pamje nga largimi i vajzes

Kurti fishkëllehet e gjuhet me letra derisa flet në panairin e rinisë

Kryeministri Albin Kurti përgjatë fjalimit të tij në panairin e rinisë është fishkëllyer dhe gjuajtur me disa letra.

Megjithatë ai e ka vazhduar fjalimin e tij, derisa në prapavijë dëgjoheshin fishkëllimat.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka konfirmuar se qëndrojnë prapa aksionit.

Mbrojtja e afërt e Kurtit ndërkohë shihet teksa ndërhyn dhe largon aktivisten e PSD-së nga salla.

​Fishkëllohet Kurti gjatë fjalimit me të rinj

Gjatë fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën për rini, një vajzë ka hyrë brenda dhe në drejtim të Kurtit ka fshikulluar duke gjuajtur disa letra me mbishkrime në to.

Vajza u largua menjëherë nga sigurimi i kryeministrit.

Ende nuk dihet se kush ishte personi në fjalë.

Pritet zbulimi i identitetit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat