Deputeti serb sulmon Albin Kurtin

Lajme

Deputeti serb sulmon Albin Kurtin

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:24
Djorde Miketiç

Deputeti i opozitës serbe Djorde Miketiç tha në emisionin Now në Euronews Albania se Albin Kurti është një lider problematik njësoj si Vuçiç.

Sipas tij, Kurti me kokëfortësinë e tij, po e tregon veten "diktator si Vuçiç dhe Radoiçiç për veriun e Kosovës".

“Mendoj se Albin Kurti është një udhëheqës problematik për njerëzit në veri të Kosovës, ashtu si edhe Vuçiç, më vjen keq për njerëzit në veri të Kosovës se duhet të merren me 2-3 diktatorë; Vuçiç, Radoiçiç dhe Kurti.

Kemi nevojë për bashkëpunim jo për njerëz kokëfortë, që të flasim në ardhme për më shumë dialog dhe miqësi”, tha deputeti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat