​Gjakovari e gjen një kuletë me para, nuk joshet, por e dorëzon në polici

Lajme

​Gjakovari e gjen një kuletë me para, nuk joshet, por e dorëzon në polici

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një qytetar nga Gjakova pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para, ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici.

Policia e Kosovës njofton se në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind lekë, njëqind e tridhjetë e pesë euro si dhe dhjetë sterlina britanike.

“Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili është kontaktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat