Delibashiq mohon pjesëmarrjen në grupet terroriste dhe Mbrojten Civile: “Jam i gatshëm t’i përgjigjem thirrjes së autoriteteve”

Lajme

Delibashiq mohon pjesëmarrjen në grupet terroriste dhe Mbrojten Civile: “Jam i gatshëm t’i përgjigjem thirrjes së autoriteteve”

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:48
Xhelal Sveçla dhe terroristët serbë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dje në një konferencë për media shpaloi “hierarkinë” funksionuese të organizatës tashmë të dezignuar si terroriste në Kosovë “Mbrojtja Civile” dhe në skemën e paraqitur për media figuronte si “Koordinator” edhe një serb me emrin Dragolljub Delibasiq.

Ky i fundit ka mohuar të jetë pjesëmarrës në këto grupe terroriste teksa ka dhënë edhe vendndodhjen e tij me deklarimin se “jam i gatshëm t’i përgjigjem thirrjes së autoriteteve kompetente”.

“Unë, Dragolljub Dellibasic nga Zveçani, pas njoftimeve në media, mohoj çfarëdo pjesëmarrje në grupet që u përmendën. Unë jam në apartmentin tim në Zveçan, i gatshëm t’u përgjigjem çfarëdo thirrje nga autoritetet kompetente”, ka thënë ai, siç e citoi “RadioKiM”.

Ai mohon gjithashtu pjesëmarrjen dhe njohjen me persona që përmenden si përfaqësues të Mbrojtjes Civile.

“Unë jam pensionist, i punësuar me kohë të pjesshme në zyrën e avokatisë së Dejan A. Vasiq si këshilltar administrativ”, ka thënë Delibashiq në një komunikatë të shkurtër për media.

Image
Terroristët serbë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat