Avokati serb: Do ta paguajmë shumë shtrenjtë atë që Vuçiqi bëri në Banjskë

Lajme

Avokati serb: Do ta paguajmë shumë shtrenjtë atë që Vuçiqi bëri në Banjskë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 19:53
Aleksandër Olenik

Aleksandër Olenik, avokat serb dhe ish-deputet në Kuvendin e Serbisë, deklaroi se fushata propagandistike e Serbisë nëpërmjet të ashtuquajturës “botë serbe” gati sa nuk çoi në ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në rajon, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” të dielën, ai shtoi se Ballkani Perëndimor veçse është destabilizuar, ndërsa paralajmëron se në vitet pasuese, populli serb do ta paguajë shumë shtrejtë, siç konsideroi ai, populizmin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili për 12 vjet kontrolli gjithçka në Serbi.

“Rajoni është i destabilizuar në disa nivele. Ajo politikë çoi në një konflikt të armatosur në Kosovë…

Në vitet në vijim do t’i paguajmë edhe më shtrenjtë të gjitha iluzionet e së djathtës, populizmit dhe pushtetit 12-vjeçar të Vuçiçit”, nënvizoi Olenik, i cili është në mesin e pak zërave të mbetur opozitarë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat