Tragjedia e çiftit në bjeshkët e Junikut, tërhiqen trupat e pajetë – Këto janë detajet e reja

Lajme

Tragjedia e çiftit në bjeshkët e Junikut, tërhiqen trupat e pajetë – Këto janë detajet e reja

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 14:28 Përditësuar në ora: 23:01 më 25.12.2023
Të ndjerët Mic Tofaj dhe gruaja e tij

Tragjedia e çiftit në bjeshkët e Junikut, tërhiqen trupat e pajetë

Janë tërhequr trupat e pajetë të çiftit, të cilët humbën jetën në bjeshkët e Junikut. Këtë për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, ka pohuar se ekzaminimet e hetuesisë janë ende duke vazhduar.

“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Nikçi.

Dy trupat e pajetë janë gjendur në një shtëpi banimi sot në bjeshkët e Junikut. Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të çiftit.

“Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar ai.

Shkaku i vdekjes së çiftit në bjeshkë, Prokuroria: Rryma është një nga pistat, po e presim obduksionin

Të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në bjeshkët e Junikut, në shtëpinë ku një çift nga ky qytet vdiq tragjikisht.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha në një lidhje direkte në Frontal në T7 se ende nuk dihet për shkakun e vdekjes së pronarit të fabrikës së ujit “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku-Tofajt, por se rryma është “njëra prej pistave”.

Ai tha se e presin një ekip të Instituti të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

“Jemi në pritje të ekipit të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ardhur në vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se për ngjarjen Policia e Kosovës i njoftoi në mesditë.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të Policisë me urdhër të prokurorit”, tha Nikçi.

Ai tha se është herët për të dhënë detaje, por shtoi se kur të dalin rezultatet e autopsisë, do të dihet më shumë për shkakun e vdekjes së tyre.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

 

Vdekja tragjike e çiftit në bjeshkët e Junikut, një prokuror i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes

Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për Front Online se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Ai tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se “njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.

“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi.

Një faqe me emrin “Deçani” shkroi pak më herët në Facebook se ata vdiqën “si pasojë e plasjes së një bumbole gazi”.

Prokuroria e Pejës konfirmon rastin në bjeshkët e Junikut: Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi banimi

Afaristi Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij janë gjetur sot pa shenja jeta në një objekt banimi në bjeshkët e Junikut.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

I njëjti ka bërë të ditur se prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes, derisa njësitet relevante do të hetojnë rreth shkakut të vdekjes së tyre.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësinë ligjore”, tha Nikçi.

Humbën jetën në Bjeshkë – Komuna e Junikut reagon për rastin tragjik

Dita e sotme ishte e kobshme për familjen Tofaj nga Juniku. Pronari i fabrikës “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda

Maloku Tofaj u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, në rrethana akoma të paqarta.

Policia dhe Prokurori i Shtetit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nga Drejtoria Rajonale në Pejë e kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

Vdekjen e çiftit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para, shakatar dyshohet të ketë qenë rryma.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë energjia elektrike”, kanë thënë nga Policia.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe Komuna e Junikut përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Postimi i plotë i Komunës së Junikut:

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre. Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”.

Kryetari Shehu për çiftin që vdiq tragjikisht: Do ta kujtojmë përgjithmonë si familje shembullore

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut – Mic Tofaj dhe Fatlinda Maloku Tofaj.

“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj.

Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.”

Ai ka thënë se Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore.

“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka qenë bombola e gazit ajo që ka shkaktuar vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës ka thënë se vdekja e tyre u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Siç tha ai për Reporteri.net, dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, ku dy viktimat janë asfiksuar.

---------

Pronari i fabrikës së ujit, “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se ata vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.

“LAJM TRAGJIK: Ky është Mic Tofaj (pronar i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jetën tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi.

Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat