Vetëm një vit më parë, Vuçiq thoshte se Serbia kurrë nuk do t’i pranonte targat RKS

Lajme

Vetëm një vit më parë, Vuçiq thoshte se Serbia kurrë nuk do t’i pranonte targat RKS

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:21
Aleksandar Vuçiq

Nga 1 janari 2024, automjetet me targa të Kosovës RKS do të mund të lëvizin lirshëm në gjithë territorin e Serbisë, pa afishe, ka vendosur dje Qeveria e Serbisë. Çështja e targave dikur shkaktoi një krizë dyvjeçare në veri të Kosovës dhe presidenti Vuçiq tha pak më shumë se një vit më parë se “nuk ka dorëzim” dhe se serbët nuk do të pranojnë targat RKS.

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për të mundësuar lirinë e lëvizjes së të gjitha automjeteve nga Kosova , ka bërë të ditur mbrëmë drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq. Ai theksoi se në këtë mënyrë mbroheshin të drejtat e popullit serb në Kosovë, si dhe u mundësohet lëvizja e lirë.

Petkoviq theksoi se në të gjitha pikat kufitare dhe administrative do të deklarohet se një vendim i tillë nuk e pranon pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

Kjo i dha fund sagës së targave në veri të Kosovës, edhe pse vendimi i Prishtinës për të mos toleruar më targat serbe në veri dikur shkaktoi një krizë dyvjeçare.

Jo shumë kohë më parë, në tetor 2022, presidenti Vuçiq tha se “nuk ka dorëzim” dhe se serbët nuk do të pranojnë targat RKS, domethënë se targat KM do të mbeten.

Këtë vjeshtë, më shumë se 4200 persona nga veriu i Kosovës që kishin targa KM i riregjistruan automjetet e tyre në RKS dhe afërsisht po aq i zëvendësuan me targa të qytetit në Serbinë qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat