Daçiq pretendon se Kurti po përgatit përshkallëzime të reja në veri të Kosovës

Lajme

Daçiq pretendon se Kurti po përgatit përshkallëzime të reja në veri të Kosovës

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në TV Prva ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të tentojë sërish të shkaktojë incidente dhe përshkallëzim, por që pavarësisht se vazhdimisht e akuzon Beogradin për obstruksion, por duhet cekur se Serbia është faktor konstruktiv.

“Ai me siguri do të përpiqet të shkaktojë disa incidente të reja, të përshkallëzojë situatën dhe pastaj ta qetësojë përsëri.

Qëllimi i tij është të na mbajë të rrotullohemi në rreth dhe se ai vazhdimisht akuzon Beogradin për pengim. Mendoj se duhet të jetë e qartë për të gjithë se Serbia ajo që është një faktor konstruktiv”, tha Daçiq.

Ai shtoi se me refuzimin e zbatimit të asaj që është nënshkruar dhjetë vjet më parë, vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së si institucion që duhet të ndërmjetësojë në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat