Ish-diplomati amerikan: Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt të jetë e mundur

Lajme

Ish-diplomati amerikan: Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt të jetë e mundur

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:36
Jonathan Moore

Ish-diplomati amerikan dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Jonathan Moore, ka thënë se Asociacioni duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke theksuar se disi duhet të ecë përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për Asociacionin kemi folur që nga viti 2013, 10 vjet. Është koha të kemi një komunitet të tillë. Është obligim i Kurtit që në fillim. Asociacioni do të ketë kompetenca në nivel komunal. Nuk është gjë shtetërore apo sovrane, nuk është ndonjë entitet siç thonë disa… E gjitha është vetëm retorikë, Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet sa më shpejt”, ka deklaruar ai.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe BE, ai thotë se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, madje pjesë kyçe e një shoqërie demokratike, por ato mund të jenë edhe një justifikim për politikanët që të mos bëjnë asgjë duke pritur rezultatet e zgjedhjet. 

“Është e rëndësishme, dhe kjo është e qartë në Prishtinë dhe Beograd, që të ketë shumë hapa pozitivë drejt mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diçka më pozitive në të gjitha nivelet e mundshme. Ne kemi parë hapa pozitivë të ndërmarrë nga Serbia me targa. Autoritetet në Beogradi dhe Prishtina duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse nuk është vetëm çështja e Kosovës, është edhe çështja se çfarë marrëdhëniesh janë me BE-në, cila është situata strategjike në Evropë…”, thekson Moore për Kosovo-Online.

Sa i përket zgjedhjeve amerikane, ai nuk beson se politika kryesore amerikane për Ballkanin do të ndryshojë, sepse si republikanët ashtu edhe demokratët kanë të njëjtat pikëpamje për këtë çështje.

“Ne i kemi kushtuar shumë rëndësi Ballkanit dhe duam të shohim progres, si dikush që jam në Ballkan për më shumë se 30 vjet, besoj se është edhe çështje sovraniteti, integrimi në strukturat evropiane, BE. “, tha Moore dhe shtoi se është e qartë se kush në krye të qeverisë së Serbisë, kush është kryeministër në Kosovë dhe se këta njerëz janë përgjegjës nëse do të gjenden zgjidhje praktike për qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat