Nëntëvjeçari serb i shkruan babadimrit: Dëshira ime për Vitin e Ri është të qëndroj në Mitrovicën e Kosovës

Lajme

Nëntëvjeçari serb i shkruan babadimrit: Dëshira ime për Vitin e Ri është të qëndroj në Mitrovicën e Kosovës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një letër e një vogëlushi serb nëntëvjeçar, është bërë virale në platforëmën X.

Kjo për shkak se në gjuhën serbe, ai i kërkonte babadimrit t’ia plotësojë dëshirën e tij të Vitit të Ri, për të qëndruar në Mitrovicën e Kosovës.

”I dashur babagjysh, dëshira ime për vitin e ri është të qëndroj në K. Mitrovicë, të gjithëve ua keni përmbushur dëshirat, të njëjtën gjë mund ta bëni edhe për mua. Faleminderit për gjithçka”, thuhet në letrën e tij.

Kjo letër u bë publike fillimisht nga një komentatore e pavarur italiane për gjeopolitikën, Ely Monteros, e cila shkruan:

”Kosovë, Letër Babagjyshit nga një fëmijë (9 vjeç) nga Mitrovica e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat