Lidhja e Historianëve rikërkon nga Qeveria hartimin e ligjit, që shpall të pazbatuara ligjet e Serbisë gjatë periudhës mars 1989 - qershor 1999

Lajme

Lidhja e Historianëve rikërkon nga Qeveria hartimin e ligjit, që shpall të pazbatuara ligjet e Serbisë gjatë periudhës mars 1989 - qershor 1999

Nga: Shkodran Imeraj Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:07
Shkodran Imeraj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklarate për opinion, ri kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të nisë sa me parë hartimi i një ligji të veçantë me anë e se cilit Kosova do i shpall të pazbatuara në Kosovë të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që i ka marr Serbia për Kosovën gjatë periudhës mars 1989 – qershor 1999.

Ky ligj, është një ligj vetik për Kosovën dhe si i tillë do pamundësoj zbatimin e ligjeve, vendimeve dhe akteve nënligjore që ka marr Serbia për Kosovën që nga heqja e autonomisë e deri tek çlirimi i Kosovës dhe kalimin e saj nën protektoratin ndërkombëtar.

Është koha e fundit që institucionet e Kosovës të miratojnë një ligje të tille, ngase Kosova mjafte është përballur me pasojën e këtyre ligjeve, ku rasti me i rend i sulmit ndaj sistemit tonë juridik e kushtetuese ishte akt gjykim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i 20 majit 2016, me të cilin duke legalizuar dy vendimet e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, si raste të gjykuara, me këtë rast ka bere legalizimin dhe zbatimi e vendimeve të kohës së Millosheviqit në Kosovë, duke i njohur pronësinë ndaj 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.

Kosova, në ditët në vijim do të përballet me presione të jashtëzakonshëm sa i takon zbatimit të aktgjykimit të kushtetueses për Deçan, dhe zbatimi eventual i tij do të shndërrohet në norme juridike, për çka Kosova rrezikon të humbas edhe dhjetëra hektar të tjera tokë të cilat ju janë falur Kishave politike që ka ndërtuar regjimi i Millosheviqi në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999. Rasti tjetër i cili mund të marr karakterin e rastit të Deçanit është ai në pronën e Universitetit të Prishtinës.

Atëherë, në e ri përsërisim edhe një here këtë kërkesë tonën të cilën edhe në forme të shkuara e kemi adresuar me kohë në Qeveri e Kuvend.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Prof.asoc.dr.Shkodran Imeraj, kryetar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat