Opozitari serb: Vuçiq nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, posaçërisht në mesin e qytetarëve nacionalistë serbë

Lajme

Opozitari serb: Vuçiq nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, posaçërisht në mesin e qytetarëve nacionalistë serbë

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:01
Aleksander Vuçiq

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SPS) dhe udhëheqësi i listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, Dragan Djilas, në një opinion të botuar në gjigandin mediatik amerikan “Politico” të mërkurën, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në mënyrë ciklike nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, posaçërisht në mesin e qytetarëve nacionalistë serbë.

“Në të njëjtën kohë, ai nxit ndjenjat e luftës kundër Kosovës, duke pretenduar se kushdo që nuk pajtohet me të është tradhtar.

Dhe ai ka kontrolluar pjesën më të madhe të hapësirës mediatike në Serbi për më shumë se një dekadë”, ka shkruar kryetari i SPS-së, derisa ka kritikuar bashkësinë e organizuar perëndimore për lejimin e manovrave të presidentit serb.

Djilas, duke komentuar mbi vendimin e Qeverisë së Serbisë për njohjen e targave kosovare – rezultat i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), ka theksuar se Vuçiç i jep gjithmonë bashkësisë së organizuar perëndimore diçka për ta larguar vëmendjen nga zhvillimet aktuale në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat