Daçiq: Pres presion më të fortë te Kosova deri në mars

Lajme

Daçiq: Pres presion më të fortë te Kosova deri në mars

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:20
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia po përballet me një periudhë turbulente dhe se pret presion më të fortë ndaj Kosovës deri në mars.

“Në muajt e parë do të ketë presion ndaj Kosovës.

Deri në mars, ky presion do të përqendrohet edhe më shumë tek Prishtina”, tha Daçiq për TV Pink.

Ai vlerësoi se Kosova po vazhdon të keqpërdor dialogun dhe po bën gjithçka për ta komplikuar situatën dhe për ta përshkallëzuar edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat