Deputetja Kearns e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviq, i cili u rrah se nderoi Adem Jasharin

Lajme

Deputetja Kearns e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviq, i cili u rrah se nderoi Adem Jasharin

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:19
Alicia Kearns

Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në “X”, deputetja shkruan: “Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”.

Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkroi ajo.

Media raportoi se avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij. Edhe avokati pohon se pas potimeve të bëra ka nisur të marrë kërcënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat