Publikohet videoja e Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije pasi u rrah brutalisht nga BIA serbe

Lajme

Publikohet videoja e Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije pasi u rrah brutalisht nga BIA serbe

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:18
Nikola Sanduloviq është rrahur në Serbi

Një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur në Serbi.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviq raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Tashmë janë publikuar edhe videot e para të politikanit teksa lë një spital në kryeqytetin serb, Beogradin.

Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

Pas rrahjes së Sanduloviqit, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë – me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv.

Ndryshe, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksnadar Vuçiqi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat