Dy persona me Covid-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Infektivë

Lajme

Dy persona me Covid-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Infektivë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Dy persona me COVID-19 dhe tre me grip të derrit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Këtë e konfirmoi drejtori i Klinikës, Arben Vishaj.

“3 persona janë me grip të derrit e dy me Covid”, tha ai shkurt.

Paralajmërimin për COVID e ka dhënë edhe infektologu Ilir Tolaj.

Ai tha se ka disa lloje të virusave dhe COVID, derisa ka rekomanduar që të mos përdoren shumë antibiotikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat