Armatosja e Kosovës – cilat janë porositë amerikane me këtë hap?

Lajme

Armatosja e Kosovës – cilat janë porositë amerikane me këtë hap?

Nga: F.B Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Pas konfirmimit se Kosova blen raketa “Xhavelin”, ajo i është mirënjohëse Uashingtonit, por kjo e ka zhgënjyer shumë Beogradin që po përpiqet të ndërtojë raporte të mira me amerikanë, Përderisa pritet edhe miratimi nga Kongresi për raketat në vlerën 75 milionë dollarë, analistët në Beograd thonë se amerikanët përmes këtij veprimi kanë tri porosi “Kosova trajtohet si shtet, forcohet ushtria e saj dhe synohet anëtarësimi i saj në NATO”, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

Ish diplomati Zoran Milivojeviç thekson se po injorohet gjithçka që është në tavolinë në dialogun me ndërmjetësimin e BE, interesi i të gjithëve gjetja e kompromisit dhe zgjidhja me mjete politike.

"Me këtë mënyrë dërgohet porosia se pala amerikane është e interesuar për sjellje radikale dhe definitiv të konfirmohet shtetësia e Kosovës përmes dimensionit ushtarak dhe imponimit të zgjidhjes politike”, tha Milivojeviç.

"Sipas rezolutës 1244 të OKB, Prishtina nuk ka të drejtë të ketë ushtri, por përkundër kësaj në vitin 2018 Kuvendi i Kosovës mori vendim për transformimin e FSK në ushtri në periudhën 10 vjeçare deri më 2028", shkruan media serbe RTS.

Planet mund të përshpejtohen pas sigurimit të mjeteve të blinduara, dromëve, raketave turke OMTAS dhe tash me raketat “Xhavelin”.

Predrag Petroviç nga Qendra për politikë të sigurisë thotë se sistemet që ka blerë janë sisteme raketore bashkëkohore.

"Kjo avancon kapacitetet e ushtrisë së Kosovës, ajo tashmë ka dron bajraktar dhe raketa nga sistemi OMTAS dhe ka forcë edhe kthyese që u drejtua kah Serbia si thonë shpesh ata, rreth kthimit potencial të ushtrisë serbe në Kosovë dhe përpjekjes së aneksimit të ndonjë pjese të Kosovës”, tha ai.

Lajmi për blerjen e raketave amerikane “Xhavelin” vjen pas njoftimit se në Serbi mund të kthehet shërbimi i obliguar ushtarak dhe takimit të Vuçiç me ambasadorin rus.

Hapat e Uashingtonit dhe Prishtinës, ish diplomati Milivojeviç i sheh si qëndrueshmëri të ShBA-ve në mos respektimin e drejtës ndërkombëtare.

"Në Kosovë forca e vetme ushtarake është KFOR me mandat të OKB-së, por me armatimi ndaj Kosovës, Amerika dërgon porosi se Kosova trajtohet si shtet, se angazhohet për forcimin e saj ushtarak dhe synon anëtarësimin e saj në NATO”, vlerësoi Milivojeviç.

Në furnizimin e Kosovës me armatim edhe pajisje ushtarake po prin Amerikan e Turqia, por bashkëpunim të mirë kanë edhe me Kroacinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat