Sheshel: Amerikanët po bëjnë politikë të hapur kundër serbëve, shqiptarët po armatosen

Lajme

Sheshel: Amerikanët po bëjnë politikë të hapur kundër serbëve, shqiptarët po armatosen

Nga: F.B Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:41
Vojisllav Sheshel

Lideri radikal Sheshel, ka drejtuar kritika nda katër fuqive të mëdha se po bëjnë politikë kundër serbëve, po ka përmendur amerikanët për mbështetjen që i japin Kosovës edhe shqiptarëve posaçërisht lidhur me armatimin, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

"Amerika do të mbështes edhe më tutje Kosovën, sepse ajo është e përkëdhelura e saj por ne duhet me të gjitha mjetet diplomatike të i kundërvihemi", ka thënë lideri radikal, që ka paralajmëruar largimi nga kreu i radikalëve.

Ne serbët edhe po të përpiqemi nuk mund të mëshirojmë amerikanët, bile administratën aktuale kurrsesi” ,tha Sheshel për Happy TV.

Duke vazhduar të flas rreth administratës amerikane, u shpreh se ishte i zhgënjyer nga presidenti 45 amerikan Tramp rreth Kosovës, por do ishte mirë që Biden të humbte zgjedhjet.

“Forca e vetme ushtarake në Kosovë është KFOR-i, pra forcat nën flamurin e OKB dhe asnjë forcë tjetër, por Amerika po bënë politikë të hapur kundër serbe”, tha ai.

Sheshel tha se po të ishte në pushtet menjëherë “do kërkonte mbledhje të OKB, duke pas parasysh se i dërgohet armatim një shteti të rrejshëm nga disa vende si Gjermania, Turqia, Britania e Madhe dhe Amerika”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat