Arrestohet për spiunazh një shtetas serb, akuzohet se punonte për Shërbimin Informativ Shqiptar - ja çfarë u zbulua nga filmimet

Lajme

Arrestohet për spiunazh një shtetas serb, akuzohet se punonte për Shërbimin Informativ Shqiptar - ja çfarë u zbulua nga filmimet

Më: 13 janar 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar nga Shërbimi sekret serb (BIA), pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Mediat serbe raportojnë se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarët e shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova, për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH.

Ai raportohet se ka qenë i angazhuar edhe gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës gjatë protestave dhe barrikadave, si dhe ka filmuar lëvizjen e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.

Agjentët gjatë hetimeve mësohet se kanë gjetur një kamerë, një panel diellor dhe një kartë SD pranë fshatit Karadak pranë Rashkës.

Duke përdorur pajisjet e lartpërmendura, shtetasi me iniciale D.R, dyshohet se filmoi lëvizjet e forcave serbe të sigurisë, veçanërisht të njësive të ushtrisë serbe.

Pas vënies në pranga të të riut, ka ardhur dhe një regaim nga presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se kjo është punë për BIA-n dhe se prania e agjencive të inteligjencës është shtuar.

“Nuk është e pazakontë që agjencitë e inteligjencës nga jashtë të veprojnë në territorin e Serbisë”, tha ai, sipas mediave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat