Vatikani merr një hap serioz: A po shkon Froni i Shenjtë kah njohja e pavarësisë së Kosovës?

Lajme

Vatikani merr një hap serioz: A po shkon Froni i Shenjtë kah njohja e pavarësisë së Kosovës?

Nga: F.B. Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:10
Papa Françesku

Vatikani ka ndërmarr hap serioz me vendimin që hapet misioni special i Kosovës , por ende nuk besoj se ky është hapi i pranimit të Kosovës, për Kosovën kjo është erë shpinës gjë që do ta shfrytëzoj maksimalisht, theksoi historiani serb Luka Jovanoviç, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Lajmi se me dekretin e përbashkët nga Froni i Shenjtë dhe Kosova u hap misioni zyrtar special i Kosovës në Vatikan u publikua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mundësinë për misionin ajo e ka paralajmëruar një vit më përpara, ndërsa për këtë la fol edhe kryeministri Kurti.

Suksesi i lobimit shumëvjeçar

Historiani dhe profesori serb nga Kosova Jovanoviç përkujton se Kosova me vite ka llobuar dhe pret në njohjen nga Vatikani.

"Nuk mund të them s kjo është njohje e Kosovës, apo se shkon drej njohjes por janë kontakte më të afërta dhe kjo erdhi për shkak bashkësisë katolike në Kosovë, që nuk është e vogël. Nga ana tjetër Prishtina këtë do e konsideroj sukses të madh me shpresë se shtetet katolike që nuk e kanë pranuar Kosovën ta bëjnë atë si bie fjala Spanja” tha ai.

Ai shtoi se Vatikani nuk do ta njoh Kosovën për faktin se sipas drejtës ndërkombëtare ajo është pjesë e Serbisë dhe se Vatikani e Serbia kanë marrëveshje të nënshkruar dhe nuk kalohet mbi te.

"Vatikani e Serbia dhe Kisha Ortodokse kanë raporte të mira dhe ky është shkak se Vatikani nuk do pranoj Kosovën. Po ashtu për Vatikanin nuk është e domosdoshme njohja” - tha Jovanoviç, që shprehet se as situata me Spanjën nuk ndryshon pas këtij raporti mes Kosovës edhe Vatikanit.

“Situatën e krijuar Prishtina do ta shfrytëzoj në veprimet e veta në politikën e jashtme, posaçërisht tash kur ndaj Serbisë do pasojnë presione e trysni drejtë përpjekjes që çështja e Kosovës të përmbyllet sipas masës së perëndimit” - thotë Jovanoviç.

Duhet përkujtuar se Vatikani qysh në vitin 2018 kishte vendosur që e ngriti administratën apostolike të Kosovës në shkallë dioqeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat