Ana Bërnabiç: Qeveria e re ka si fokus dialogun me Kosovën

Lajme

Ana Bërnabiç: Qeveria e re ka si fokus dialogun me Kosovën

Më: 15 janar 2024 Në ora: 12:10
Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është shprehur se është e nevojshme që të formohet qeveria e re e Serbisë ku fokusi kryesor të jetë dialogu me Kosovën.

“Për të vazhduar punën për integrimet eroupiane, prioritet i qartë i administratës së re, formimi efektiv i qeverisë së re të Serbisë është vendimtar. Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Prishtina”, tha Bërnabiç.

Brnabiç gjithashtu shtoi se duhet të fokusohen edhe në diversifikimin e energjisë, duke ndërtuar mbi arritjet si hapja e gazsjellësit për në Bullgari dhe të vazhdojë me reformat jetike të sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me ODIHR dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

“Demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosja e një fletëvotimi në kuti", tha Bërnabiç.

Po ashtu shtoi se në procesin paszgjedhor në Serbi duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat