Roth: Europa po fantazon për zgjedhjet në SHBA, por edhe nëse rizgjidhet Biden, ai do t’i kërkojë më shumë përgjegjësi për Ballkanin

Lajme

Roth: Europa po fantazon për zgjedhjet në SHBA, por edhe nëse rizgjidhet Biden, ai do t’i kërkojë më shumë përgjegjësi për Ballkanin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:21
Michael Roth

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, ka thënë se Europa po fantazon për zgjedhjet në SHBA, por thotë se edhe nëse Joe Biden qëndron në Shtëpinë e Bardhë, ai do t’i kërkojë më shumë përgjegjësi Europës për sigurinë e saj, Europën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor.

Ai thotë se nëse në pushtet kthehet Donald Trump, Europa mund të jetë kryesisht vetëm në fushën e sigurisë.

“Javë pas jave ka greva në të gjithë vendin, Europa spekulon, diskuton dhe fantazon për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Por pak gjë po ndodh. Meqenëse BE-ja së shpejti do të jetë në modalitetin e fushatës zgjedhore, Franca, Polonia dhe Gjermania duhet të marrë iniciativën për një koncept strategjik që merr parasysh të gjithë skenarët. Edhe me një President Biden të rizgjedhur, SHBA do të kërkojë më shumë përgjegjësi nga Europa për sigurinë e saj (Europa Lindore, Ballkani Perëndimor). Me Trumpin, Europa rrezikon të jetë kryesisht e vetme në aspektin e politikës së sigurisë”, ka shkruar ai në X.

Ai thotë se kjo është arsyeja pse BE-ja” më në fund duhet të bashkojë forcat për një Ukrainë të lirë dhe kundër imperializmit rus: më shumë mbrojtje, rritje masive e mbështetjes ushtarake për Ukrainën , Plani Marshall për rindërtim, më shumë angazhim të BE-së (politik + ekonomik) në Ballkanin Perëndimor”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar për 5 nëntor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat