Mitrovica e veriut një ditë pas shpërthimit të një granate dore

Lajme

Mitrovica e veriut një ditë pas shpërthimit të një granate dore

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shiriti i sigurisë mbi veturat me xhama të thyer, ka mbetur ende në rrugën Knjaz Millosh.

Kjo meqë  sipas autoriteteve, mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:50,  një person ka hedhur një granatë e dorës nga hoteli ‘Bisevac’ në  drejtim të një veture veri të Mitrovicës.

Nga tre personat që ishin brenda një veture, dy mbetën të lënduar por qe e kaluan rrezikun per jete, e  një i shpëtoi sulmit.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa vetura.

Afër shkollës teknike ka shpërthyer një granatë dore e cila ka lënë të demoluar këtë veturë me tabela të Republikës së Kosovës por edhe gjashtë tjera të cilat janë me tabela të Republikës së  Serbisë

Detaje për rastin ka dhënë Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“ Ata kur kanë dalë nga ai lokal derisa kanë qenë duke hypur në veturën e vet ka ardhur deri tek shpërthimi i granatës së dorës e cila besohet se është  M75 e prodhimit jugosllav serb, janë lënduar dy persona njëri më rëndë i cili është ende në spital ndërsa i dyti më lehtë, personi i tretë nuk është lënduar fare”, ka thënë Elshani.

Ai theksoi se kjo ngjarje nuk lidhët me çështje politike apo etnike.

“Çështjet etnike përjashtohen, qështje politike nuk ka ne konsiderojmë që kemi të bëjmë më  shumë lidhur me krim, borgje, larje hesapesh ose dicka tjetër”, tha Elshani.

E nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë , kanë thënë për Tëvë1 se ende nuk është zbuluar identiteti i personit të maskuar që hodhi granatën e dorës.  Sipas kësaj prokurorie,  i dyshuari ngarkohet me veprën penale “vrasje e rëndë në tentativ dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i  paautorizuar i armëve”.

Ndërsa, Analisti nga veriu, Branisal Krstiq, mendon se Serbia mund të nxisë konflikte mes serbeve në veri.

“ Nuk do të lejojnë incidentet serioze multi-etnike do të kemi incidente sikur natën e kaluar, brenda komunitetit serb, ose do incidente e vogla, por jam i sigurt që diçka sikur që ke në Banjskë, që edhe ajo ke një shfaqje e lojës, por aq serioze jam i sigurt se nuk do të ketë se jam i sigurt se Amerikanët dhe Brukseli zyrtar nuk do të lejoj as Prishtinës zyrtare as Beogradin zyrtar për me destabilizua apo me eskalua veriun e vendit”, thotë Krstiq.

Në vendin e ngjarjes pas shpërthimit kanë dal edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat