Vuçiq thotë se po rrezikohet procesi i dialogut

Lajme

Vuçiq thotë se po rrezikohet procesi i dialogut

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:23
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Davos të Zvicrës, ka folur se “paralajmërimet e fundit të Prishtinës” po e rrezikojnë procesin e normalizimit dhe dialogun.

Vuçiq ka thënë se nga “Prishtina ka paralajmëruar se do të anulohet transaksioni i pagesave me Serbinë qendrore, përdorimi i dinarit dhe po ashtu do të bastiset Banka e Kursimeve Postare”.

“Detyra ime është të kujdesem për popullatën serbe dhe paqen rajonale. Nga Prishtina morëm një njoftim se janë të gatshëm ta shqyrtojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ta ndalojnë përdorimin e dinarit dhe ta bastisin Bankën e Kursimeve Postare. Kjo jo vetëm që na shqetëson, por edhe vë në pikëpyetje të gjitha proceset e normalizimit dhe dialogun”, tha Vuçiq, raporton “TV Pink”.

Ai ka thënë se kjo do të jetë edhe temë kryesore e bisedës sonte me Ndihmësekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjen Evropiane e Euroaziatike, James O’Brien.

Ai ka shtuar se temë do të jetë “kush po armatoset, pse dhe si dhe çfarë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare e çfarë jo”.

“Është shumë e rëndësishme që të arrijmë nivelin më të lartë të mundshëm të mirëkuptimit me SHBA-në”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat